Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në fshatin Shumicë të Tropojës, ku një 54-vjeçar është gjetur i pajetë nga familjarët e tij, në oborrin e shtëpisë.
Policia lokale ka njoftuar se rreth orës 14:40, shtetasi me inicialet K. N., dyshohet se i ka dhënë fund jetës përmes vetëvarjes. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e mundshme të kësaj tragjedie.