Aktualitet

Triumfon edhe çeçeni i Kombëtares sonë në Paris! Shqipëria arrin medaljen e dytë historike në Lojërat Olimpike

Shkruar nga Liberale
Triumfon edhe çeçeni i Kombëtares sonë në Paris!

24 orë pas medaljes së parë vjen edhe e dyta.

Islam Dudaev, mundësi i ekipit tonë olimpik, triumfoi për vendin e tretë, në finalen e Bronzit për peshën deri në 65 kg. Ndeshjen para se të siguronte medaljen ndaj hungarezit e fitoi në tavolinë falë tërheqjes së kundërshtarit amerikan.

Mundësi çeçen që përfaqëson ngjyrat kuqezi triumfoi në finale përballë mundësit rus që përfaqëson Hungarinë, Ismail Musukaev, me rezultatin e ngushtë 13-12.

Kjo është medalja e dytë historikë në Lojërat Olimpike për vendin tonë, sërish në mundje, pas asaj që arriti mbrëmjen e djeshme Chermen Valiev.

Kështu Shqipëria i mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme Lojërat e Parisit, duke u larguar me dy medalje si asnjëherë më parë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH