Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një shtetase 30 vjeçe, e huaj është gjetur e pajetë brenda banesës së saj.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Gjon Muzaka", ku paraprakisht në trupin e viktimës janë konstatuar shenja plage, që dyshoeht se janë shkaktuar me mjet prerës.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit të rëndë.
Tiranë/Informacion paraprak:
Rreth orës 12:55, në rrugën “Gjon Muzaka”, është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte marrë me qira, një shtetase (dyshohet e huaj), rreth 30 vjeçe.
Gjatë këqyrjes paraprake të trupit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës.
Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje, sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.