Një 16-vjeçar ka humbur sot jetën tragjikisht.
Adoleshenti është mbytur në rrethana të paqarta, teksa po lahej në ujërat ujë-mbledhësit të centralit të fshatit Çidhen, Dibër.
Dibër/Informacion paraprak i policisë
Me datë 11.08.2024, rreth orës 11.00, në ujërat e ujë-mbledhësit të centralit të fshatit Çidhen, dyshohet se duke u larë është vetëmbytur shtetasi rreth 16 vjeç.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.