Aktualitet

TRAGJIKE NË LUSHNJË/ 18-vjeçarja i jep fund jetës duke pirë fotoksinë pas konflikteve me bashkëshortin

Shkruar nga Liberale

TRAGJIKE NË LUSHNJË/ 18-vjeçarja i jep fund jetës duke

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Çukas të Lushnjes.

Paraprakisht mësohet se një 18-vjeçare, duke pasur konflikte të vazhdueshme me bashkëshortin e saj 24-vjeç, i ka dhënë fund jetës duke pirë fotoksinë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin 24 vjeç, banues në fshatin Çukas, pasi dyshohet se nga konfliktet e vazhueshme me bashkëshorten e tij, shtetasen 18 vjeçe, banuese në fshatin Fiershegan, ajo ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë) dhe për pasojë ka humbur jetën, në spital, pasditen e djeshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH