Aktualitet

Tragjedia në Shkodër/ Gjendet dhe trupi i 39-vjeçares Alma Arrazi pas disa ditë kërkimesh

Shkruar nga Liberale

Tragjedia në Shkodër/ Gjendet dhe trupi i 39-vjeçares Alma

Pas disa ditë kërkimesh, gjendet edhe trupi i pajetë i 39-vjeçares Alma Arrazi në ujërat e lumit Buna. Paraditen e sotme u gjet edhe trupi i djalit të mitur, 3 vjeçar.

Gjetja e trupit të pajetë u bë nga polumbarët e forcave RENEA. Tashmë me gjetjen e nënës përfundon dhe operacioni i gjetjes së katër trupave të pajetë të familjes Arrazi, nënës dhe tre fëmijëve të mitur.

Kujtojmë se trupi i 9-vjeçares u gjet rastësisht mbrëmjen e 4 Majit nga një peshkatar i zonës.

Për këtë ngjarje tragjike, në pranga përfundoi babai i tre fëmijëve Ergys Arrazi, 31 vjeç, që dyshohet se i ka shtyrë drejt vetëvrasjes bashkëshorten 39 vjeçare, Alma Bushati dhe femijet e mitur.

Familja Arrazi ka deklaruar se Alma merrte ilaçe kundër depresionit, ndërsa kanë mohuar që djali i tyre ta ketë dhunuar atë dhe fëmijët, tashmë të ndjerë. 

Sipas reportimeve në medie thuhet se tradhtia e bashkëshortit ka qenë shkaku që e ka çuar 39-vjeçaren drejt aktit ekstrem, por Erdgysi ka hedhur poshtë këto aludime. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH