Aktualitet

TRAGJEDI në Lushnjë: Shpërthim i fortë në biznesin e deputetit socialist, raportohet për një të vdekur dhe disa të plagosur

Shkruar nga Liberale

TRAGJEDI në Lushnjë: Shpërthim i fortë në biznesin e

Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një magazinë në ndërtim në Lushnjë, ku po kryheshin punime për ndërtimin e një kapanoni. Paraprakisht raportohet se një person ja humbur jetën. 

Shpërthimi ndodhi në ndërtimin e deputetit Bujar Çela, ku mësohet se edhe deputeti mbeti i plagosur nga shpërthimi. 

Raportohet se ka disa persona të plagosur.

Ende nuk dihet shkaku i këtij shpërthimi. Dyshohet se gjatë punës në fabrikë një vinç ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur shpërthimi.

Forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje. Shpërthimi dyshohet se ka qenë shumë i fortë dhe zhurma është dëgjuar pothuajse në të gjithë qytetin.

 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH