Aktualitet

TRAGJEDI në Elbasan/ Zhduket për orë të tëra, gjendet i pajetë 6-vjeçari buzë lumit Shkumbin

Shkruar nga Liberale

TRAGJEDI në Elbasan/ Zhduket për orë të tëra, gjendet i

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan ku një 6-vjeçar është gjetur i pajetë buzë lumit Shkumbin.

Ka qenë shtetasja me iniciale D. A, e cila rreth orës 19:50 të pasditës së djeshme, kishte denoncuar se nipi i saj kishte humbur. Pas nisjes së kërkimeve nga ana e policisë, trupi i pajetë i të miturit është gjetur buzë lumit Shkumbin, në lagjen “Çezme”.

Gjatë këqyrjes paraprake të trupit të 6-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga hetimet paraprake dyshohet se është mbytur në lumë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:50 të datës 10.06.2025, ka njoftuar shtetasja D. A. se prej 3 orësh, kishte humbur nipi i saj 6-vjeçar. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e të miturit dhe rreth orës 21:30, kanë gjetur trupin e pajetë të tij, buzë lumit Shkumbin, konkretisht në lagjen “Çezme”.

Gjatë këqyrjes paraprake të trupit të të miturit, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga hetimet e deritanishme, dyshohet se ai është mbytur në lumë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, me qëllim vlerësimin juridik të rastit.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH