Aktualitet

Tonin Gjuraj zgjidhet rektori i ri i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, merr mbështetjen e pedagogëve dhe studentëve

Shkruar nga Liberale

Tonin Gjuraj zgjidhet rektori i ri i Universitetit “Luigj Gurakuqi”,

Tonin Gjuraj do të jetë rektori i ri i Universitetit të Shkodrës.

Është mbyllur procesi i numërimi të votave për të zgjedhur drejtuesin e ri në Universitetin "Luigj Gurakuqi", në Shkodër, ku Tonin Gjuraj është zgjedhur rektori i ri.

Ai u shpall fitues me votat e pedagogëve. Rezultoi gjithashtu fitues edhe pas leximit të votave të studenteve.

Ish-Rektori i UET ishte në garë me 2 kandidate femra: Rajmonda Këçira dhe Nertila Ljarja.

Gjatë ditës, votimi i studentëve, ka shfaqur problematika në disa fakultete, të cilat janë bërë publike edhe nga profesor Gjuraj.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH