Aktualitet

Tetë të arrestuar në Tiranë, Baste Sportive nëpërmjet celularit

Shkruar nga Liberale

Tetë të arrestuar në Tiranë, Baste Sportive

Arrestohen në Tiranë 8 persona në kuadër të operacionit policor të koduar “Last bet”.

Ata u vunë në pranga pasi ushtronin veprimtarinë e jashtëligjshme të vendosjes së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare.

Në kuadër të operacionit “Last bet” u ndaluan shtetasit Oligert Rozani, Fatjon Spahiu, Ergys Shollo, Bledar Mici, Alban Balliu, Nexhmedin Tola, Ilion Mile dhe Olsi Hasa

 

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet pas një pune hetimore disamujore, operacioni policor i koduar “Last bet”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin dhe Sektorin për Hetimit e Krimeve Kibernetike, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Vihen në pranga 8 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, të cilët ushtronin veprimtarinë e jashtligjshme të vendosjes së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare.

Sekuestrohen, në cilësinë e provës materiale, 10 aparate celulare që shërbenin për vendosjen e basteve sportive.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin dhe Sektorin për Hetimit e Krimeve Kibernetike, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Last bet”.


Në kuadër të këtij operacioni u ndaluan shtetasit:

– O. R., 29 vjeç, F. S., 37 vjeç, E. Sh., 36 vjeç, B. M., 35 vjeç, A. B., 38 vjeç, N. T., 49 vjeç, I. M., 19 vjeç, dhe O. H., 37 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit Sh. A., E. I., dhe D. H.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjektet e këtyre shtetasve, janë gjetur telefona që shërbenin për vendosjen e basteve sportive dhe linqe, që shërbenin për këto baste. Gjithashtu në shumicën e telefonave të këtyre shtetaseve, u gjetën skedina dhe kredite, me qëllim vendosjen e basteve sportive të klientë të ndryshëm.

Gjatë operacionit u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 10 aparate celulare që shërbenin për vendosjen e basteve sportive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH