Kronikë

Arrestohet çifti në Francë pasi u kapën me shumë të madhe eurosh, detaje të reja

Shkruar nga Liberale

Arrestohet çifti në Francë pasi u kapën me shumë

Një një çift shqiptarësh janë arrestuar nga policia në Francë pasi janë kapur në doganë duke kaluar një shumë të madhe eurosh të padeklaruara.

Mediat vendase shkruajnë se doganierët e kanë ndaluar mjetin ku ndodhej çifti i shqiptarëve në autostradën A63, ku shqiptarëve janë shprehur se ata po udhëtonin për fundjavë nga Gjermania për në Madrid të Spanjës.

Për shkak të dyshimeve, mjeti i tyre është kontrolluar me qen nuhatës dhe brenda në makinë janë zbuluar 340 mijë euro cash, të prerjeve 20 dhe 50.

Me dyshimet se paratë janë të ardhura nga droga, dy shqiptarët janë arrestuar ndërkohë që hetimet i vijon sektori kundër narkotikëve i policisë gjyqësore të Bayonne.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH