Kronikë

Tentativa e arratisjes, kush janë të paraburgosurit që akuzohen se ndihmuan Hutrën

Shkruar nga Liberale

Tentativa e arratisjes, kush janë të paraburgosurit që akuzohen

Dan Hutra, autori i vrasjes së tre grave më 1 Mars 2023 në Tiranë, ka tentuar arratisjen nga burgu i Fierit, ku ndodhet nën masën e sigurisë së arrestit me burg.

Tentativa e arratisjes, kush janë të paraburgosurit që akuzohen

Drejtoria e Burgjeve konfirmoi se rreth orës 11:25, Dan Hutra u kap duke tentuar për t’u arratisur nga qelia. Plani i arratisjes, sipas të nëjtave burime, ishte i koordinuar nga Hutra në bashkëpunim me tre të paraburgosur të tjerë: Martin Kapllani, Geraldo Veizaj dhe Feti Kovaçi. Të tre janë të izoluar në burgun e Fierit nën masën e sigurisë së arrestit me burg, të akuzuar për vjedhje.

“Në dhomën ku ishin të akomoduar, të paraburgosurit kishin nisur prerjen e zgarës së dritares me mjete te improvizuara. Gjatë kontrollit nga punonjësit e sigurisë, u konstatua se edhe në dhomën nr. 15, ku ishte i akomoduar i burgosuri me potencial të lartë rrezikshmërie, Dan Riza Hutra, ishin fshehur mjete për arratisje, konkretisht: një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara”, njofton drejtoria e burgjeve.

Dan Hutra është autori i një ngjarje që terrorizoi qytetarët e kryeqytetit më 1 Mars të vitit të kaluar, kur plagosi me thikë një grua dhe vrau tre të tjera me armë zjarri. Nën akuzë për pesë vepra penale, Hutra është lënë nën masën e arrestit me burg në pritje të dënimit për krimet e 1 Marsit, ndërsa gjatë dëshmisë dhënë në gjykatë, ai nuk ka shprehur pendesë për vrasjet.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH