Sërish ka përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.
Policia ka përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës kundër protestuesve që ishin pozicionuar pranë Bashkisë së Tiranës.
Raportohet se si pasojë ka persona të dëmtuar nga gazi lotsjellës. Madje një prej zonjave, pjesëmarrëse në protestë, është transportuar me ambulancë, për shkak të dëmtimeve që ka pësuar.
Përplasje me policinë ka pasur edhe në zona të tjera të Tiranës si tek Pallati me Shigjeta apo sheshi Uilson.