Aktualitet

Tedi Dobi emërohet zv.ministër i Drejtësisë

Shkruar nga Liberale

Tedi Dobi emërohet zv.ministër i Drejtësisë

Tedi Dobi është emëruar zëvendësministër i Drejtësisë. Vendimi u mor pas miratimit të Këshillit të Ministrave këtë të mërkurë.

Dobi është propozuar në këtë post nga kryeministri Edi Rama.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi, Tedi Dobi emërohet zëvendësministër i Drejtësisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendimin e marrë

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH