Disa deputetë të opozitës kanë arritur të bllokojnë një autobot që hedh ujë me presion për të shpërndarë protestuesit e pozicionuar te Sheshi Uilson.
Deputetët Bledjon Nallbati, Lefter Gështenja, Luan Baçi dhe Gazment Bardhi, si dhe Sekretari i Përgjithshëm Tedi Blushi, kanë arritur të bllokojnë autobotin.
Madje sekretari i PL-së, Tedi Blushi ka hipur mbi autobotin, bashkë me Luan Baçin, veprim ky që ka nxjerrë jashtë funksionit autobotin.