Aktualitet

Të apasionuarit pas skive "pushtojnë" Dardhën, fundjava e gjen vendin turistik të tejmbushur me vizitorë

Shkruar nga Liberale
Të apasionuarit pas skive "pushtojnë" Dardhën, fundjava

Edhe këtë vit Dardha mbetet destinacioni më i preferuar i turizmit dimëror në juglindje.

Fundjavat e gjejnë fshatin turistik të tejmbushur me vizitorë nga zona të ndryshme të vendit, të cilët shkojnë atje për t' çlodhur dhe kaluar disa momente të këndshme me familjen.

“Kemi ardhur për të bërë ski. Vijmë çdo vit.”, tha një vizitor.

“Po vijmë në Dardhë çdo vit për ski, për dëborën.”, u shpreh njē tjetër.

Në këto të ftohta Janari, peizazhi malor dhe bora, tërheqin si vizitorët besnikë të Dardhës, por edhe ata që vijnë për herë të parë.

“Nga Polonia, jetojmë në Vlorë. Dardha mirë fare. Na pëlqen shumë.”, u shprehën turistët e huaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH