Prokuroria e Tiranës ka dhënë detaje të reja lidhur me hetimet e vijuara për çështjen e 21 janarit, ku mbetën të vrarë katër persona, përkatësisht, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika.
Në reagim thuhet se në funksion të hetimeve të zhvilluara është vendosur të bëhet vlerësimi dhe ekspertimi i “provave të sekuestruara gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe këqyrjes së viktimës, duke iu drejtuar autoriteteve kompetente të huaja.
“Në funksion të hetimeve të zhvilluara prej prokurorit është vendosur të bëhet vlerësimi dhe ekspertimi i “provave të sekuestruara gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe këqyrjes së viktimës, duke iu drejtuar autoriteteve kompetente të huaja, prej të cilëve për shkak të sensibilitetit dhe natyrës së çështjes është kërkuar konfidencialitet”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Kujtojmë se më 21 janar 2011, opozita e atëhershme, sot në qeveri, protestoi para Kryeministrisë. Protesta degradoi në dhunë dhe përplasje ndërsa nga brenda Kryeministrisë u hap zjarr duke sjellë edhe bilancin tragjik me katër viktima në bulevard.