Shtyhet senaca e parë në themel për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe personat e tjerë në lidhje me dosjen e sterilizimit.
Shkak për shtyrjen u bë një kërkesë e avokatit të Beqajt, pasi ende nuk iu është vënë në dispozicion vendimi për rikualifikimin e veprës penale, nga ajo e vjedhjes, në vjedhje duke shpërdoruar detyrën.
Seanca e radhës do të zhvillohet në datë 13 mars në orën 12 e 30.