Aktualitet

STERILIZIMI/ Përplasje në gjyqin e Ilir Beqajt, shtyhet seanca

Shkruar nga Liberale

STERILIZIMI/ Përplasje në gjyqin e Ilir Beqajt, shtyhet seanca

Është shtyrë për më 23 janar seanca për dosjen e sterilizimit. Ky vendim erdhi pas debatit mes gjykatës dhe mbrojtjes së Ilir Beqajt.

Mbrojtja kërkoi përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi me argumentin se nuk ka vendosur në dispozicion të saj vendimin e arsyetuar të ndryshimit të akuzës, të tregojë ku janë faktet e vjedhjes apo të grupit të strukturuar kriminal me argumentin se nuk është e detyruar ta bëjë të ditur në këtë fazë.

Seanca u shty për shkak të shqyrtimit të kërkesës për përjashtimin e Davidhit, që do të shqyrtohet nga një gjyqtar tjetër.


Dosja e sterilizimit ndodhet në fazën paraprake, teksa së fundmi Beqajt iu ndryshua akuza nga shpërdorim detyre, në vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH