Dy protesta të ndara po mbahen ditën e sotme para Kuvendit, vetëm pak para nisjes së seancës plenare.
Bëhet me dije se një prej tyre organizohet nga Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Shqipërisë dhe tjetra nga minatorë të mbështetur nga Lëvizja Bashkë.
Kërkesat e të dy palëve të protestuesve janë të njëjta. Ata kërkojnë miratimin e statusit te minatorit dhe pensione dinjitoze, kërkesa të cilat janë shpalosur edhe në protestat e kaluara.