Aktualitet

SPAK vë në sekuestro preventive tërë sipërfaqen e Artan Gaçit në Himarë, ish deputeti do të ndërtonte kompleksin turistik

Shkruar nga Liberale

SPAK vë në sekuestro preventive tërë sipërfaqen e Artan

GJKKO me kërkesë të SPAK vuri në sekuestro sipërfaqen prej 5080 m2, pjesë e 10 mijë metrave katrorë ku Artan Gaçi do të ndërtonte kompleksin turistik në fshatin Gjilek - Dhërmi të Himarës.

"E gjithë sipërfaqja e tokës bujqësore prej 10 592 m2, e cila i është nënshtruar procedurave të sekuestros preventive në dy faza, është në fakt pronësi shtet dhe rezulton të jetë tjetërsuar e më pas zhvilluar nga një subjekt privat" thuhet në njoftimin e sotëm të SPAK

Sekuestroja vjen në kuadër të hetimeve për tjetërsim pronash për të cilën më 23 mars 2024 u arrestua ish kryetari në detyrë i bashkisë së Himarës Jorgo Goro, ndërsa janë në hetim dhe disa zyrtarë të tjerë. SPAK po heton pasi ka dyshime se Jorgo Goro në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë ka shpërdoruar detyrën në dy raste, duke tjetërsuar dy prona në Dhërmi, me një sipërfaqe në total prej 10592 m2, ku  përfitues fundor i truallit ka qenë biznesmeni Artan Gaçi për ndërtimin e kompleksit turistik.

Më 23 tetor 2023 GJKKO me kërkesë të SPAK vuri në sekuestro preventive55 m2 truall në bregdet e cila figuron te e regjistruar ne emër/pronësi të shoqërisë "AG. TCC" shpk, e Artan Gaçi, ish-deputet i PS-së dhe njëkohësisht biznesmen dhe bashkëshortit të ish Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, pasi dyshohet se u përfitua përmes dokumenteve të falsifikuara.

Ndërsa më 28 mars 2024 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me Vendimin Nr. 176, vendosoi pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendosjen e sekuestros preventive të sipërfaqes prej 5080 metra2 në kufi me sipërfaqen tjetër 5512. 

GJKKO ka vendosur pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me nr. 176 regjistri themeltar, datë regjistrimi 19.03.2024, me palët dhe objektin e përcaktuar në pjesën hyrëse të vendimitCaktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, parashikuar nga neni 274 i Kodit të Procedurës Penale, mbi pasurinë e paluajtshme të identifikuar si “Pasuria numër 36/341, sipas AMTP nr. 9715 datë 07.02.1994, aktualisht e identifikuar në vërtetimet hipotekorë me nr. 112, datë 16.04.2020, dhe nr. 1116, datë 24.12.2013, e cila është konturuar nga Bashkia Himarë në zonën me nr. Pasurie 36/35 me sipërfaqe 5080 m2' thuhet në vendim,

Nga hetimi paraprak i kryer në kuadër të këtij procedimi penal ka rezultuar se, persona të cilët tashmë kanë pozitën procedurale të shtetasve nën hetim, kanë realizuar me veprime konkrete zhvendosjen faktike në terren të një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5 080 m2, duke ja mbivendosur atë një  pasurie tjetër në pronësi të shtetit.

Shtetasit nën hetim kanë tejkaluar të gjitha kompetencat që ligji i njeh, duke u shprehur për ekzistencën e një mbivendosje pasurish të paluajtshme në terren dhe më pas duke konfirmuar një plan vendosje, e cila nuk i korrespondon rrethanave faktike në terren. Kjo planvendosje ka shërbyer jo vetëm për transaksionet e mëpasshme ndërmjet subjekteve të ndryshëm por edhe për zhvillimin e pronës, përfshirë këtu pajisjen me leje ndërtimi për një kompleks turistik në emër të një shoqërie tregtare, i cili do të ndërtohet mbi këtë sipërfaqe toke, por edhe mbi atë prej 5 512 m2 të sekuestruar më parë nga Prokuroria e Posaçme" informoi sot SPAK.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH