Aktualitet

SPAK thërret Adrian Çelën, zbulohet arsyeja

Shkruar nga Liberale

SPAK thërret Adrian Çelën, zbulohet arsyeja

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka thirrur ish-kreun e OSHEE, Adrian Çela, për të dhënë dëshminë e tij në hetimin lidhur me ish-deputetin e PS-së, Jurgis Cyrbja. Çela do të pyetet në cilësinë e drejtuesit politik të qarkut të Durrësit.

Ky hetim ka të bëjë me akuzat për korrupsion në zgjedhje dhe nxjerrje sekreti ndaj Cyrbjas, i cili u arrestua pas dyshimeve se kishte përfituar nga ndikimi i grupeve të krimit për të siguruar një vend në listën e kandidatëve për deputetë të PS-së.

Për të njëjtën çështje, është pyetur edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur rolin e individëve të përfshirë në këtë skandal.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH