Aktualitet

“SPAK s’po amniston Ahmetajn dhe Belinda Ballukun”, Alibeaj shpjegon përse PD zyrtare nuk merr pjesë në protestën para Bashkisë së Tiranës

Shkruar nga Liberale

“SPAK s’po amniston Ahmetajn dhe Belinda Ballukun”, Alibeaj

Enkelejd Alibeaj, në fjalën e tij për gazetarët para nisjes së seancës në Kuvend, foli në lidhje me dosjen “5D”.

Ai ka sqaruar edhe arsyen përse nuk i është bashkuar protestave të organizuara para Bashkisë Tiranë nga Aleanca për Teatrin dhe opozita.

“Qëndrimi ynë dhe i çdo mendjeje që ka si qëllim dënimin te 5 drejtorëve, është mbështetja e SPAK. Ndaj kemi kërkuar amendamentet këtu. U bënë disa javë që statusi i SPAK dhe mbështetja njerëzore do të duhet të miratohet nga ky parlament. Kjo është mënyra e mirë që kemi zgjedhur. Ajo që them është se SPAK nuk po amniston ish-zëvendëskryeministrin, nuk po amniston drejtorët, apo Erion Veliajn. S’po amniston as Belinda Ballukun e s’do të amnistojë as Edi Ramën. Duhet të mbështesim SPAK në kërkesat e tij.”, tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH