Aktualitet

Sot vranësira të dendura në të gjithë vendin, çfarë ndodh gjatē orëve të pasdites?

Shkruar nga Liberale
Sot vranësira të dendura në të gjithë vendin,

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet në orët e para të 24-orëshit dhe deri në orët e mesditës me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell.

Pas orëve të mesditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët që nisin fillimisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe më pas gradualisht shtrihen në të gjithë territorin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH