Aktualitet

Sot 80 vite pas gjenocidit çam, Alket Veliu: Pala greke kërkon heshtje!

Shkruar nga Liberale

Sot 80 vite pas gjenocidit çam, Alket Veliu: Pala greke kërkon

Sot, 80 vite pas të gjenocidit çam, Alket Veliu, drejtuesi i fondacionit ‘Çamëria’ tha se Greqia kërkon heshtje dhe për këtë çështje e përsa i përket qeverisë shqiptare akoma nuk e ka gjetur kurajën për të shtruar këtë temë.

Sipas tij çështja çame nuk po përdoret për konsum politik kështu që duhet të jetë në kontakt me Greqinë si në ditë të mira ashtu dhe në të këqija.

“Nga pala greke nuk kemi asnjë shenjë që mund të ketë një njohje të këtij gjenocidi. Ata deri më tani e ka mohuar, ndërkohë që kemi ende dëshmitarë të gjallë. Kemi një heshtje totale, heshtje e cila kërkohet nga shteti grek dhe po zbatohet edhe në Shqipëri. Asnjë qeveri nuk e ka shtruar dhe nuk e ka pasur çështjen çame në tavolinën e bisedimeve me Greqinë. Pala greke kërkon heshtje ndërsa qeveria shqiptare nuk ka gjetur kurajën ta shtrojë këtë temë. Çështja çame ka të bëjë me një të drejtë ndërkombëtare. Nuk mund të mendoj që çështja çame të përdoret për konsum politik dhe duhet të jetë në diskutim me Greqinë në ditë të mira dhe të këqija. Ne kemi njerëz të mbijetuar që e kanë parë me sytë e tyre atë gjenocid. Ata kërkojnë të kthehen në shtëpitë e tyre. Ne nuk po kërkojmë ndryshim kufijsh. Është një çështje që kërkon gjithmonë diskutim midis dy palëve”, tha Veliu.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH