Aktualitet

Sot 16 vite nga shpërthimi i Gërdecit, masakra ku humbën jetën 26 persona. Braçe: Gjykata mbron babë e bir!

Shkruar nga Liberale

Sot 16 vite nga shpërthimi i Gërdecit, masakra ku humbën

Ditën e sotme shënohen 16 vite nga masakra e Gërdecit, ku 26 persona humbën jetën dhe mbi 300 të tjerë mbetën të plagosur nga shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec.

8 të pandehurit e dërguar në gjykatë sot janë liruar nga burgu dhe ende nuk është vënë drejtësi.

GJKKO po heton çështjen për akuza të rënda “Korrupsion i zyrtarëve të lartë” dhe “pastrim parash”, ndërsa ka marrë të pandehur ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediun.

Seanca e fundit e Mediut ishte më 13 mars. Ish-ministri i Mbrojtjes asokohe, i cili refuzoi që të dëshmonte në GJKKO në cilësinë e të pandehurit për masakrën e Gërdecit. Mediu përmes një deklarate nuk pranoi të pyetej në seancën gjyqësore, por kërkoi që të ishte i fundit që të jepte sqarime pasi sipas tij në këtë moment të procesit do të  jetë ishte thjesht një akt formal, që nuk  i shërben aspak të vërtetës, por thjeshtë statistikës.

Mediu e konsideroi një proces të manipuluar mediatikisht dhe politikisht hetimin dhe gjykimin për masakrën e Gërdecit.

Sakaq, deputeti i PS-së Erion Braçe përmes një postimi në rrjetet sociale ka kujtuar 16-vjetorin e tragjedisë së Gërdecit.
Braçe shprehet se në këtë tragjedi u “poqën të gjallë 26 burra, djem, gra dhe fëmijë në barkun e tyre dhe vajza”. Sipas tij ky është “një krim përbindësh në demokracinë e korrupsionit politik dhe se gjykata prej muajsh mbron babë e bir, shkaktarë të këtij krimi”.
Gjithashtu deputeti përmes këtij postimi i bën thirrje të gjithë personave të përfshirë në këtë proces që të “bëhen burra dhe të bëjnë detyrën e tyre”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH