Aktualitet

Skandali me diplomat fiktive të kolegjit Wisdom, Prokuroria e Tiranës nis hetimet

Shkruar nga Liberale

Skandali me diplomat fiktive të kolegjit Wisdom, Prokuroria e Tiranës

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet, lidhur me skandalin për dhënien e diplomave të falsifikuara që kolegji Wisdom jepte në vendin tonë në këmbim të pagesave.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Savino Cianci në cilësinë e administratorit të shoqërisë “Wisdom ” shpk ka regjistruar procedimin penal nr. 4148 të vitit 2024 për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve shkollore” parashikuar nga neni 187/2 të Kodit Penal.

Çështja është në fazen e hetimeve dhe informacion më i detajuar në lidhje me veprimet hetimore në këtë fazë nuk mund t’u vihet në dispozicion përshkak të sekretit hetimor”, njofton prokuroria.

Hetimet kanë nisur prej muajit korrik, pas kallëzimit të rektorit Bajram Hysaj me pretendimin se në disa raste atij i ishte falsfikuar firma.

Disa ditë më parë autoritet italiane, arrestuan 2 administratorët e universtitetit Wisdom, gjatë një operacioni të policisë italiane, që lidhej me një skemë mashtrimi me diplomat false.

Bashkë dy administratorët në pranga përfunduan edhe 7 persona të tjerë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH