Aktualitet

Situata me zjarret ne vend/  Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orët e fundit janë shuar 23 vatra, 2 aktive

Shkruar nga Liberale

Situata me zjarret ne vend/  Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orët e

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shuar 23 vatra zjarri, nga 25 gjithsej. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se vatra problematike ka qenë në fshatin Shishtavec, Bashkia Kukës, e cila është izoluar plotësisht, falë ndërhyrjes së koordinuar të efektivëve të Forcave të Armatosura dhe Helikopterit Cougar.

Ndërkohë vijojnë të mbeten ende aktive, por pa rrezik për jetën dhe pronën e qytetarëve, vatrat e zjarrit në fshatin Mazhar, bashkia Selenicë dhe në fshatin Tuç, bashkia Fushë-Arrëz.

Në operacionet e shuarjes së zjarreve janë angazhuar 336 forca zjarrfikëse, ushtarake, të Policisë së Shtetit dhe vullnetarë, të mbështetur nga helikopteri Cougar. Angazhimi i këtyre forcave ka sjellë stabilizimin e situatës në të gjithë vendin.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH