Aktualitet

Shtyhet seanca ndaj Berishës në GJKKO, avokati Gjokutaj: Strasburgu e ka kaluar në fazën e debatit çështjen

Shkruar nga Liberale

Shtyhet seanca ndaj Berishës në GJKKO, avokati Gjokutaj: Strasburgu e

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në Gjykatën e Posaçme. Avokati Genc Gjokutaj tha për mediat se seanca e radhës do të mbahem në datën 16 dhjetor.

Ndër të tjera Gjokutaj bëri me dije se Gjykata Strasburgut ka kaluar në fazën e debatit çështjen e Berishës duke e cilësuar çështje prioritare.

Ai tha se Gjykata i është drejtuar me disa pyetje shtetit shqiptar për veprimet gjyqësore, dhe më pas do të merret një vendin, pas përgjigjeve.

Gjokutaj: Seanca është shtyrë për në datën 16 dhjetor. Doja të bëja me dije se jemi njoftua se gjykata Strasburgut, ka kaluar në fazën e debatit çështjen e Berishës, e ka cilësuar çështje prioritare dhe i ka drejtuar pyetje shtetit shqiptar për veprimet gjyqësore.

Janë të gjitha ankimet që kemi bërë, masat, antikushtetuesmëria, mungesa e proporcionalitetit, ndërprerja e aktivitetet të tij si kreu i opozitës apo si deputet. Strasburgu ka ecur me një shpejtësi. Shkresa i ka ardhur shtetit shqiptar, më pas do merret një vendim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH