Aktualitet

“Është djegur 35% e trupit me benzinë”, mjeku: Si është gjendja e Melisa Trëndafilit

Shkruar nga Liberale

“Është djegur 35% e trupit me benzinë”, mjeku: Si

Vladimir Filaj, Shefi i shërbimit të djegie-plastikës në QSUT tregoi gjendjen shëndetësore të Melisa Trëndafilit.

Gruaja ndodhet në spital, pasi bashkëshorti i saj Bledar Trëndafili i vuri flakën. Mjeku tha se Trëndafilit i është djegur 30-35% e sipërfaqes së trupit.

“Ajo është në një një djegie 30-35% të sipërfaqes së trupit. Kjo për ne është shumë. Ka kryesisht ekstremitetet e sipërme dhe të poshtme të djegura. Duart edhe këmbët, kofshët, janë të gradës së dytë dhe të gradës së tretë, po ashtu parakrahët edhe duart janë gradë e dytë.”,-tha mjeku Filaj per Euronews Albania.

Ai tha se në fillim kur pacientja ka arritur në spital përveç dhimbjeve ka pasur edhe tronditje psikologjike shumë të madhe nga akti që ka kryer bashkëshorti i saj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH