Një shpërthim me tritol ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Uji i Ftohtë”, në Vlorë.
Si pasojë janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, pasi gjithë orenditë brenda lokalit dhe xhamat janë thyer.
"Rreth orës 06:00, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në një lokal, në pronësi të shtetases R. B., ka shpërthyer, dyshohet lënde plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftim.