Aktualitet

Shpërthen në flakë bombola e gazit, plagosen nënë e bir në Fushë Krujë 

Shkruar nga Liberale

Shpërthen në flakë bombola e gazit, plagosen nënë e bir

Nënë e bir janë plagosur në Fushë Krujë, pasi bombola që përdornin në banesë ka marrë flakë. Paraprakisht mësohet se janë dëmtuar shtetasi 28 vjeç, dhe nëna e tij, shtetasja 55 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

"Më datë 24.01.2024, në lagjen “Punëtori”, në Fushë Krujë, dyshohet se si pasojë e një defekti në bombulën e gazit, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasi 28 vjeç, dhe nëna e tij, shtetasja 55 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes."- njofton Policia. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH