Aktualitet

Shpërndante drogë memakinën e policit, arrestohet siriani në Tiranë, e pëson dhe efektivi

Shkruar nga Liberale

Shpërndante drogë memakinën e policit, arrestohet siriani në

Një sirian me shtetësi shqiptare ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi i është gjetur një sasi lënde narkotike, teksa qarkullonte me automjetin në pronësi të punonjësit të policisë H.P.

Ndërkohë për këtë të fundit ka nisur procedimi në gjendje të lirë, teksa lënda narkotike është seskuestruar nga blutë e kryqytetit.

Njoftimi i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagracë shtetasin W.H., 27 vjeç, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, si edhe ka proceduar në gjendje të lirë punonjësin e policisë N/Komisar H.P., me detyrë Specialist në Seksionin kundër Narkotikëve në DVP Shkodër.

Procedimi penal në ngarkim të tyre ka nisur pasi në datë 15 janar, rreth orës 19:30, shtetasi W.H., me kombësi siriane e shtetësi shqiptare, me precedentë të mëparshëm kriminal, është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë duke qarkulluar me automjetin në pronësi të punonjësit të policisë H.P., e gjatë kontrollit personal iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.

Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, si dhe rolin e punonjësit të policisë H.P. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH