Aktualitet

Shoferja përplas 10-vjeçarin në Elbasan, si paraqitet gjendja shëndetësore e fëmijës

Shkruar nga Liberale

Shoferja përplas 10-vjeçarin në Elbasan, si paraqitet gjendja

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan, ku një shofere 27-vjeçare ka përplasur me makinë një djalë 10-vjeçar.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tomorr Domi” ndërsa i mituri është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore, ku edhe ndohet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë shtetasja S. M., e cila drejtonte automjetin, është ndaluar dhe shoqëruar për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH