Aktualitet

Shkuan për të eksploruar malin e Korabit, bllokohen dy turistët zviceranë, pritet ndërhyrja e helikopterit

Shkruar nga Liberale

Shkuan për të eksploruar malin e Korabit, bllokohen dy turistët

Një çift turistësh zviceranë kanë mbetur të bllokuar në afërsi të Sorokolit në Malin e Korabit.

Burime nga Policia bëjnë me dije se turistët janë nisur që pasditen e djeshme dhe nuk kanë mundur të kthehen pas.

Paraprakisht, dyshohet se ata janë bllokuar nga ndonjë ortek dëbore. Policia e Dibrës dhe forca nga Tirana kanë shkuar menjëherë në ndihmë të tyre.

Çifti i turistëve janë lokalizuar mëngjesin e sotëm, ndërsa pritet ndërhyrja e helikopterit për t’i transportuar drejt Tiranës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH