Aktualitet

Shkoi për kallëzimin mbi mesazhin shantazues, DEL nga SPAK Gazment Bardhi

Shkruar nga Liberale

Shkoi për kallëzimin mbi mesazhin shantazues, DEL nga SPAK Gazment

Gazment Bardhi doli nga SPAK dhe foli për mediat lidhur me ato që ai i quan shantazhe ndaj tij të ardhur në platformën Signal. Bardhi thotë se përgjimet ku del emri i Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasit, janë jo të vërteta, biseda të sajuara.

'E dorëzova telefonin personal për këqyrjen e nevojshme dhe për të dhënat e nevojshme të SPAK, për të verifikuar mesazhet shantazhuese në platformën singal. Dua të qartësoj se ka media që edhe sot janë pjesë e skemës sepse i paraqesin të dhënat në dy procesverbale. Nuk bëhet fjalë për përgjim real. Janë prodhuar për qëllime kriminale. Ka ndodhur edhe me persona të tjerë. Menjëherë sapo u njoha me to vura në dijeni SPAK, ka të bëjë edhe me kredibilitetin e SPAK dhe me faktin që individë të caktuar përdorin të dhëna që administrohen nga kjo prokuror me përmbajtje të rreme. E konfirmuar që ai format dhe ato procesverbale nuk ekzistojnë në përgjimet e Sky. Po mbledh të dhënat edhe për mediat që i pasqyrojnë si të vërteta se po bëhen pjesë e skemë shantazhuese e deputetëve të Kuvendit.'

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH