Aktualitet

Shi dhe breshër i dendur në fshatrat e Kolonjës, vlerësohet në 80% dëmi për fermerët

Shkruar nga Liberale
Shi dhe breshër i dendur në fshatrat e Kolonjës, vlerësohet

Pjesa më e madhe e vendit po përjeton temperatura ekstreme, por në disa prej fshatrave të bashkisë së Kolonjës janë regjistruar reshje të dendura shiu dhe breshëri.

Intensiteti më i lartë i breshërit ka qënë në fshatin turistik të Rehovës si dhe fshatrat e tjerë rrëzë pllajës së Gramozit.

Reshjet e shiut shoqëruar me breshër kanë vazhduar për mbi 30 minuta, breshër që mësohet se ka shkaktuar dëme të shumta në të mbjellat në veçanti në vreshtari aq sa në këtë fshat dëmi ka shkuar në masën 80%.

Prani breshëri ka patur edhe në disa fshatra të fushës së Korçës por nuk ka raportohet dëme serioze.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH