Aktualitet

Sherri i PLOTË mes Elia Zaharias dhe Princ Lekës: Ke mashtruar shtetin shqiptar, ke vetëm 4 klasë shkollë!

Shkruar nga Liberale

Sherri i PLOTË mes Elia Zaharias dhe Princ Lekës: Ke mashtruar

Pas denoncimit për dhunë, të Princ Lekës dhe Elia Zaharias, ka reaguar Policia, cila thotë se të dyja palët pretendojnë se janë dhunuar nga njëri-tjetri dhe janë pajisur me urdhër mbrojtjeje. Momenti kur babai i Elia Zaharias zbret me një statujë druri nga shkallët, teksa aktorja debaton dhe konfrontohet fizikisht me Princ Lekën, ngre dyshime se mes Princ Lekës dhe babait të aktores mund të ketë pasur konflikt fizik.

Pas ngjarjes familja Mbretërore ka akuzuar policinë për publikimin e videos, ndërsa ngjarja po hetohet.

Elia Zaharia: Ti të prekësh me dorë prindin tim që të ka mbajtur me bukë?

Princi Leka: Nuk kam prekur asgjë me dorë.

Elia: Ti ke prekur me dorë babin tim?! I ke gjuajtur babit tim, 70 vjeç babi im

Elia: Ti falsifikator! I ke gjuajtur babait tim. Si mund të prekësh me dorë prindin tim që të ka mbajtur me bukë. Të rrahësh ti babin tim.

Elia: Unë do të të çoj në gjyq ty. Mos më bëj viktimën. Do të të çoj në gjyq ty, falsifikator. Diplomat i ke falsifikuar…I ke thënë shtetit shqiptar që ti ke bërë shkollë, ti nuk ke shkollë. Ti je pa shkollë, ti ke 4 klasë shkollë.

Princ Leka dhe Elia Zaharia, çifti mbretëror që është në proces divorci pretendojnë se janë dhunuar nga njëri-tjetri.

Gjithçka ka nisur kur Princ Leka ka shkuar të takojë të bijën në shtëpinë e tij, ku jeton bashkë me të ëmën, Elia Zaharia.

Siç rrëfen Princ Leka në dëshminë e tij, në ato momente vajza e mitur ka qenë me Gjergj Zaharinë, ish-vjehrri i tij, i cili po kujdesej për mbesën, pasi Elia nuk ndodhej në banesë. Këtë takim të dy e përshkruajnë të dhunshëm, teksa Princi pretendon se është dhunuar nga Gjergj Zaharia, ndërsa ky i fundit ka thënë se është i moshuar dhe s’mund të dhunojë askënd.

Madje, në dëshminë e tij, Princ Leka pretendon se është dhunuar me sende të forta si statuja e drurit, ndërsa thotë se ish-vjehrri i ka grisur edhe xhupin në sy të vajzës. Ai thotë se sherri nisi nga ana e Gjergj Zaharia që “ka filluar me fjale fyese e kërcënuese në drejtimin tim duke më thënë t’i duhet të ndërrosh rrugën kur të më shikosh mua”. ‘Në këto momente situata ka agravuar shtetasi Gjergj Zaharia, më është afruar duke më shtyrë e goditur me shkelma tek këmbët e mia. Reagimi im ka qene vetëm mbrojtës’-pretendon princi.

Por nga ana e tij, Gjergj Zaharia pretendon të kundërtën duke u shprehur se “ai është i moshuar dhe nuk qëndron dot në këmbë, kështu nuk ka mundësi që të dhunojë Princin e cili është 2 metra i gjatë”. Ai e akuzon Lekën se e ka dhunuar dhe e ka fyer me fjalë të rënda. Pas këtij episodi të dy janë paraqitur në polici, ku u është bërë akt ekspertimi mjekoligjor dhe i janë drejtuar gjykatës për urdhër mbrojtje. Pas kësaj, edhe Elia i është drejtuar komisariatit me pretendime për dhunë nga ish-bashkëshorti.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH