Aktualitet

Blinken uron shqiptarët në Ditën e Pavarësisë: Dëshirë reciproke për paqe dhe siguri!

Shkruar nga Liberale

Blinken uron shqiptarët në Ditën e Pavarësisë:

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka uruar festën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Përmes një mesazhi nëpërmjet Ambasadës Shqiptare në Tiranë, Blinken shprehet se marrëdhënia e ngushtë mes dy vendeve është e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta demokratike dhe një dëshirë reciproke për paqe dhe siguri.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shpreh urimet tona më të mira popullit të Shqipërisë teksa ju festoni 112-vjetorin e Pavarësisë. Marrëdhënia e ngushtë midis kombeve tona është e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta demokratike dhe një dëshirë reciproke për paqe dhe siguri”, tha sekretari i Shtetit i ShBA.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH