Aktualitet

"S'doja ta qëlloja shpirtin tim, isha i nxehur", burg për burrin që goditi me th*kë gruan nga xhelozia, 46-vjeçarja rëndë në spital

Shkruar nga Liberale

"S'doja ta qëlloja shpirtin tim, isha i nxehur", burg

Gjykata e Tiranës ka lënë në "arrest me burg" Jakup Shahun, 52 vjeçari i arrestuar pak ditë më parë, pasi goditi me thikë bashkëshorten e tij, Edlira Shahu 46 vjeçe.

Sipas prokurorit të çështjes, i dyshuari mbasi e goditi tre herë me thikë gruan, i deklaroi së bijës “ ja ku e ke nënën”.

Gjithashtu prokurori deklaroi gjatë seancës me dyer të mbyllura, se gruaja vijon të jetë gjendje të rëndë në spital, për shkak të tre plagëve, njëra prej tyre në qafë.

Nga ana tjetër autori Jakup Shahu tregoi versionin e tij , duke kujtuar se qëlloi me thikë në gjaknxehtësi e sipër.

“Nuk doja ta qëlloja shpirtin tim, nuk di si veprova por u nxeha. E qëllova në debat e sipër”, tha i dyshuari i cili shpërtheu në lot në sallën e gjyqit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH