Nëna e Luis Meçjas, i cili mbeti i plagosur me thikë në ngjarjen ku vdiq shoku i tij, Martin Cani pranë derës së shkollës “Fan Noli”, ka rrëfyer takimin prekës të të birit me babain e viktimës. Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, ajo tregoi se sapo doli nga spitali Luisi nuk shkoi tek banesa e tij, por tek babai i Martinit.
Të dy djemtë ishin në rrezik për jetën. Një oficer policie ma tha se ka parë dy persona përballë tyre. Ata janë takuar për një sqarim, kishin ofenduar Martinin. E kanë ofenduar për vëllanë, pse më pe e pse të pashë, unë jam më i forti, për kështu muhabetesh janë zënë. Nuk ka lidhje fare me vajzat. Martinin e bullizonin për vëllanë. Një burrë e ka goditur Martinin”- u shpreh nëna e adoleshentit të plagosur për.
“Luisi atë ditë që doli nga spitali pa ardhur në shtëpi ka shkuar tek babai i Martinit i ka thënë “T’i je fëmija im se Martinin nuk e kam më”, kanë qarë të dy bashkë”, tha ajo.
Pyetjes si e mori vesh Luisi lajmin për vdekjen e shokut të tij, iu përgjigj: “Infermieret po flisnin dhe ai e kuptoi, kapi telefonin dhe kuptoi gjithçka. E përjetoi shumë keq donte të ikte pavarësisht se kishte tubin në mushkëri.
Është i tronditur, po ndiqet me psikolog. Djali i qëndron versionit, epikrizën kemi vendosur që ta bëjmë vetë privatisht.”