Aktualitet

“Rrezatoje vetëm mirësi”, i jepet sot lamtumira e fundit Grei Bihucit, 19 vjeçari që u vra pas sherrit mes të rinjve në Fier

Shkruar nga Liberale

“Rrezatoje vetëm mirësi”, i jepet sot lamtumira e fundit

Familjarët dhe të afërmit i jepin sot lamtumirën e fundit, Grei Bihucit, i cili humbi jetën dje pas një sherri me thika në qendër të qytetit të Fierit.

19-vjeçari humbi jetën në spital për shkak të plagëve të shumta. Ai u godit me thikë nga 18-vjeçari Florjan Muka, i cili u arrestua nga policia.

I ndjeri Bihuci ishte nxënës i shkollës së mesme profesionale “Petro Sota” dhe studionte për informatikë. Ndërsa pasditeve, punonte kamerier në një bar-pasticeri në Bulevardin “Jakov Xoxa”, pranë vendit ku ndodhi krimi i rëndë. 

19-vjeçari Bihuci kishte qenë më parë edhe futbollist me moshat e reja të klubit të Apolonisë. Ish-trajneri i tij Blendi Vashaku ka bërë një dedikim prekës duke kujtuar edhe stërvitjet që kishin pasur tek Apolonia ku i riu luante si portier.

“Grei qofsh banor i xhenetit! ‘Presor e bëra gabim, a ta përsëris edhe njëherë? Përsërite Grei Këto ishin fjalët që më ngelën në kujtimet e mia kur u stërvisnim bashkë tek Apolonia, djalë i mrekullueshëm rrezatonte vetëm mirësi dhe dashuri. Buzëqeshja që na dhuroje çdo ditë dhe sot nuk do e shikojmë më, na dhemb, e lus Zotin të të bëjë banor të xhenetit”- shkroi ish-trajneri i të ndjerit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH