Aktualitet

Rrëmbeu NIPIN 3 vjeçar, arrestohet GJYSHJA, rrëfen ku e fshehu djalin: Qëndruam në 4 hotele të ndryshme në...(DËSHMIA)

Shkruar nga Liberale

Rrëmbeu NIPIN 3 vjeçar, arrestohet GJYSHJA, rrëfen ku e fshehu

Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasen Bahrije Gjuni, gjyshja e 3-vjeçarit të zhdukur në Durrës.

Pak më herët gjatë ditës së sotme, ajo pranoi të dorëzonte djalin në polici, ndërsa është arrestuar nën akuzën e rrëmbimit të personit.

Mësohet se Gjuni ka dëshmuar para policisë, duke treguar se ku ka qëndruar me djalin ditët që ia mori nënës dhe u largua nga banesa e saj.

“E kemi vendosur sëbashku me bashkëshortin tim Rexhepin ta merrnin nipin e ta rrisnim vetë sepse ai është djali i djalit tonë. Në këtë mënyrë të shtunën që shkoi e morëm dhe unë u largova nga shtëpia dhe u nisa për në fshatin tim në Gjinaj të Krumës te prindërit e mi.

Atje kam fjetur një natë. Ditën tjetër kam shkuar te Vendi i Mirë në fshatin Buzmadh të Kukësit. Në Buzmadh kam fjetur një natë. Ditën e tretë kam shkuar në Kukës te një kushërira ime ku kam fjetur një natë. Pastaj kam shkuar në Tiranë ku kam fjetur në 4 hotele të ndryshme.

Vendosa ta dorëzoj nipin për shkak të ndjekjes së policisë por edhe se një vëlla i imi u arrestua e një tjetër është shpallur në kërkim pasi ata nuk kanë gisht në këtë çështje”, ka treguar gjyshja.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH