Aktualitet

Rrahu një klient në klubin e natës, arrestohet truproja shqiptar në Maltë (EMRI)

Shkruar nga Liberale
Rrahu një klient në klubin e natës, arrestohet truproja shqiptar

21-vjeçari shqiptar Riald Gragjevi, u arrestua nga policia e Maltës, pasi akuzohet se ka dhunuar rëndë një klient në një lokal. I riu shqiptar me banim në San Paël il-Baħar në Maltë, punonte truprojë në një klub nate.

Ngjarja ndodhi natën e parë të vitit të ri në Paceville.

Ndërsa rasti është shfaqur në një video në rrjetet sociale që tregojnë një grup personash që rrahin një të ri jashtë një klubi nate.

Gragjebi, i cili ishte njëri prej këtyre truprojave, u akuzua për rrahjen e Idris Ahmed Ademit, së bashku me persona të tjerë.

Gjithashtu ai u akuzua për prishje të qetësisë publike.

Idriss Ahmed Adem, nga Sudani dhe u dërgua në spitalin Mater Dei për trajtim mjekësor.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH