Aktualitet

Rrahën brutalisht avokatin Sokol Mëngjesi, Apeli merr vendimin për dy të arrestuarit

Shkruar nga Liberale

Rrahën brutalisht avokatin Sokol Mëngjesi, Apeli merr vendimin

Gjykata e Apelit ka lënë të pandryshuar masën e arrestit me burg për Dritan Nanon dhe Dorian Alian, të arrestuar për dhunën e ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, pak ditë më parë në zonën e ish-Bllokut. 

Njoftimi i Gjykatës së Apelit:

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 1433 Regj. Them, datë 01.06.2024, ka vendosur:

1. Pranimin e kërkesave të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
2. Të vlerësojë si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të personit nën hetim D. N.
3. Të caktojë si masë sigurimi personal, ndaj personit nën hetim D. N, atë të “arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 të K.Pr. Penale.
4. Të vlerësojë si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të personit nën hetim D. A.
5. Të caktojë si masë sigurimi personal, ndaj personit nën hetim D. A, atë të “arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 të K.Pr. Penale
6. Urdhërohet Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

Kujtojmë se avokati u dhunua mëngjesin e 29 Majit, sapo la djalin në kopsht në zonën e ish-bllokut. Si pasojë e dhunës, ai ra në gjendje kome dhe pak ditë më parë u zgjua, duke reaguar mirë. 

Sipas rindërtimit të ngjarjes që ndodhi në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, 3 persona kanë kryer sulmin ndaj avokatit, një i ka pritur me makinë, ndërsa një i pestë është ndaluar si organizator i sulmit.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH