Aktualitet

Rikthehet pluhuri afrikan në Shqipëri! Çfarë ndodh me motin në fundjavë e javën e ardhshme? Të hënën temperaturat... 

Shkruar nga Liberale

Rikthehet pluhuri afrikan në Shqipëri! Çfarë ndodh me

Si do të jenë kushtet e motit në fundjavë dhe javën e ardhshme Meteorologu Hakil Osmani bëri me dije se pritet një rritje e temperaturave dhe mbizotërim i kthjellimeve në të gjithë territorin shqiptar.

Ndërkohë, fillimin e javës së ardhshme pritet një rikthim i pluhurit afrikan, duke bërë që vlerat maksimale të temperaturave të jenë të larta.

“Dita e premte mbetet në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta, të cilat gjatë pasditeve do të jenë më të dukshme, duke krijuar herë pas here mundësi për momente me shi, që do të jenë më të dukshme në zonat veriore.

Zonat jugore parashikohet të jenë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme. Kemi rritje të temperaturave të ajrit që në orët e para të mëngjesit, duke bërë që vlerat minimale në qytetet e zonave malore të jenë në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimumet 21 gradë Celsius.

Për sa i përket fundjavës, kemi përmirësim më të dukshëm të kushteve të motit, edhe pse mëngjesi dhe paraditja e ditës së shtunë do të jetë në mbizotërimin  e vranësirave të shumta dhe kthjellimeve të pakta, pritet që pjesa e dytë e ditës të sjellë përmirësim të dukshëm. Përjashtim bëjnë vetëm zonat e thella në juglindje, ku pritet të kemi momente të pakta me pika shiu, por që janë të papërfillshme.

Sa i përket ditës së diel, do të kemi dominim të kthjellimeve që më të dukshme do të jenë përgjatë vijës bregdetare, pritet të kemi edhe kalime të lehta të vranësirave në pjesën e dytë të ditës, por nuk pritet të kemi reshje.

Temperaturat pritet të kenë një rritje të ndjeshme kryesisht në orët e mesditës, duke bërë që të paktën deri ditën e diel të kemi maksimume 26-27 gradë Celsius.

Dita e hënë dhe dita e martë parashikohet të jenë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, pritet të kemi interval të gjata me diell.

Temperaturat e ajrit do të jenë të larta, do të kemi maksimume deri në 28 gradë Celsius ditën e hënë dhe ditën e martë, pasi do të kemi një deportim të masave ajrore nga veriu i kontinentit afrikan drejt Mesdheut, duke bërë që të ndikohet edhe territori shqiptar nga këto temperature të larta”, tha Osmani.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH