Aktualitet

Reshjet e dëborës/ Arrin në një metër trashësia në qarkun e Dibrës, ndërpritet mësimi në 60% të shkollave

Shkruar nga Liberale

Reshjet e dëborës/ Arrin në një metër trashësia

Problematikat si pasojë e motit të keq npo vijojnë ende në qarkun e Dibrës.

Reshjet e dëborës janë ndërprerë që natën e mbrëmshme, të cilat ua kanë lënë vendin ngricave, ndërsa temperatura në Bulqizë ka shënuar -15 gradë.

Mësohet se 60% e fshatrave të Qarkut Dibër vijon të jetë e bllokuar, pasi lartësia e dëborës arrin rreth 1 metër në Lurë, Selisht, Kalaja-Dodës, Sllovë, Trebisht dhe Ostren. Edhe sot, mësimi nuk vazhdon në 60% të shkollave të Qarkut Dibër.

Ndërkohë pushteti vendor po punon për hapjen e rrugëve. Rruga nacionale Peshkopi-Bulqizë në disa segmente duhet të përdoren zinxhirët.

Firma nënkontraktore po punon për pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës. Sot, në orët e para të mëngjesit, është hapur rruga e Arbrit.

Njoftim nga prefekti i qarkut Lezhë:

Në territorin e qarkut Lezhë, situata aktualisht duket më e qetë, intensiteti i erës ka rënë në mesatare.
Nga strukturat e MC të bashkisë Kurbin dhe OSHEE do punohet për riparimin e defekteve elektrike dhe pastrimin e qytetit nga mbeturinat e sjalla nga era.

Nga strukturat e MC të bashkisë Lezhë dhe OSHEE do punohet për riparimin e defekteve të shumta elektrike dhe pastrimin e qytetit nga mbeturinat e sjalla nga era. Nga strukturat e MC të bashkisë Mirditë dhe OSHEE do punohet për riparimin e defekteve elektrike dhe pastrimin e qytetit nga mbeturinat e sjalla nga era, pastrimin e segmenteve rrugore nga dëbora, kriposjen e tyre.

Probleme të furnizimit me ujë të pishëm dhe energji elektrike nuk ka. Kuota e lumit Drin e Mat vazhdojnë të jenë në nivele minimale. Hidrovorët janë në gadishmëri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH