Aktualitet

Reshje shiu në këto zona, temperaturat deri në 26°C, si parashikohet MOTI për sot

Shkruar nga Liberale

Reshje shiu në këto zona, temperaturat deri në 26°C, si

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat duke filluar nga orët e mesditës do të pasohen nga reshje shiu.

Hera-herës reshjet e shiut do të jenë edhe në formën e shtrëngatave afatshkurtëra dhe lokalisht breshër kryesisht në qendër dhe jug të vendit. Era do fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek, valëzimi në dete i forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 7 deri 22°C

në zonat e ulëta 8 deri 26°C

në zonat bregdetare 11 deri 25°C

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH