Aktualitet

Reshje shiu ne fundjavë? Ja si paraqitet moti për ditën e sotme dhe të nesërme

Shkruar nga Liberale

Reshje shiu ne fundjavë? Ja si paraqitet moti për ditën e sotme

Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot me kthjellime dhe vranësira, të cilat në zonën jugore do të jenë deri të dendura.

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në jug të vendit e gradualisht në mesditë do të shtrihen edhe në pjesën qendrore. Në orët e mbrëmjes pritet ndërprerje e reshjeve të shiut.

Ndërsa, të dielën. moti pritet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës. Përgjatë relieveve malore të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH