Aktualitet

Reshje dëbore intensive në qarkun e Korçës, në segmentin Shtyllë- Panarit trashësia arrin në 50 cm, qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë

Shkruar nga Liberale
Reshje dëbore intensive në qarkun e Korçës,
foto nga Korça, e mbuluar nga dëbora

Qarku i Korçës është përfshirë sot nga reshjet e dëborës. Mësohet se në segmentin rrugor Shtyllë- Panarit dëbora ka rënë gjatë gjithë natës dhe vijon të bjerë ende.

Sipas informacioneve në këtë zonë është punuar intensivisht për t'u mos u bllokuar rruga, pasi ditën e djeshme dëbora arriti një trashësi prej 50 cm, ndërsa gjatë orëve të para të mëngjesit ka shtuar dhe 10 cm të tjera.

Në ketë zonë janë dërguar dhe dy fadroma për të pastruar rrugën, ndërkohë që në këtë segment kalimi bëhet vetëm me zinxhirë e goma dimërore. 

Po ashtu në segmentin Boboshticë-Dardhë, gjatë natës ka pasur reshje dëbore ndërsa trashësia ka shkuar deri në 5 cm.

Mjetet borëpastruese kanë qenë në terren për pastrimin dhe kriposjen e rrugës, duke bërë që në këtë aks të mos ketë probleme sa i përket qarkullimit të mjeteve por gjithsesi shoferët duhet të tregojnë kujdes e të lëvizin me zinxhirë. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH